Foto: Ilustrim

Kontrolli i policisë në Lipjan, tre të arrestuar për drogë

Tre persona kanë përfunduar të arrestuar pas kontrolleve të policisë në Lipjan për posedim të narkotikëve.

Dy të dyshuarit e parë sipas policia janë arrestuar rreth orës 11:10, pasi që gjatë kontrolli nga njësitet policore, tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar një thikë, një qese substanca narkotike, dhe një mulli për bluarje të narkotikëve.

I dyshuari I tretë sipas policisë është arrestuar rreth orës 22:00, tek I cili janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të mbushura me substance ë dyshuara  narkotike.

Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe një rast tjetër për posedim të narkotikëve, po ashtu në Lipjan ku një person ka raportuar se tek një person ka gjetur një qese të vogël me substance  narkotike, një telefon celular, një thikë, katër USB dhe një shufër metali.

Të gjithë këto janë konfiskua nga njësitet policore, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurorit, ndërsa njësitet policore po hetojnë rastit.

Tre të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.