Ilustrim

Kontroll në një objekt hotelierik, arrestohen pronari dhe 18 shtetase të huaja

Nënpunësit policorë nga Stacioni policor i Tetovës kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën lokale për në fshatin Saraqino, që u konstatua se objekti është hapur dhe në të u gjetën shtatë mysafirë.

Sipas njoftimit për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, tre punonjës dhe 20 femra, 18 prej të cilave shtetase të huaj nga Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria, të cilët abuzuan me qëndrimin e tyre turistik, në përputhje me nenin 418 / a të Kodit Penal.

Tutje thuhet se shtetasit e huaj u mbajtën në stacionin e policisë për procedime të mëtejshme.

Nga MPB-ja kumtuan sot se ky është një objekt hotelierik, në pronësi të A.M. (38) nga Tetova, dhe kontrolli u krye pas një raporti se ai kishte punuar në kundërshtim me Vendimin e marrë nga Qeveria.

“Shtetasit e huaj u mbajtën në një stacion policie për procedime të mëtejshme, dhe pronari A.M. është privuar nga liria dhe kundër tij do të ngrihet një kallzim penal. Gjatë kontrollit, u ndalua B.H. (25) nga Shkupi, i cili po vuan një dënim me burg prej 8 vjet e 6 muaj dhe nuk e respektoi vendimin për pushime në rrethin familjar të lëshuar nga burgu. Ai do të dërgohet në Burgun e Idrizovës”, theksohet në kumtesën e MPB-së. RTV21