Kontroll i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, 85 gjoba për tre ditë

Policia e Kosovës ka bërë ditur se nga data 7 nëntor e deri më sot ka shqiptuar 85 gjoba për parregullsi teknike dhe mungesë të dokumentacionit.

Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se Njësia për Kontroll të Autostradave është duke zbatuar planin operatin ‘kontrolli i mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve’, që është duke u mbështetur gjithashtu edhe nga dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Plani do të vazhdoj edhe në vijim. Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës.