Kontratat mbi vepër në RTK, debat në mes deputetëve, bordit dhe drejtorit

237 personave pjesë e Radiotelevizionit të Kosovës ndër vite me kontrata për shërbime nuk iu kishin vazhduar më kontratat në muajin janar të këtij viti.

Kjo kishte ngjallur reagime të ndryshme nga palët e interesit.

Deputeti Eman Rrahmani sot në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike u shpreh i shqetësuar që jo të gjitha këto kontrata janë ndërprerë. Ai tha se janë dy kontrata të të tilla që nuk janë ndërprerë dukë kërkuar sqarime nga përfaqësuesit e RTK-së.

“Nëse ka qenë puna për largim është dashur te largohen të gjithë dhe jo të bëhen dallime”, tha ai.

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj tha se bëhet fjalë për dy moderatorë që sipas tij kanë  mbi 10 vite punë në RTK dhe janë afër pensionimit.

“Këtë rast kemi te bëjmë me dy figura që janë që 20 vjet por gjithmonë kanë qenë më kontrata të tilla. Te dytë janë pak para pensionimit, dhe ti fusim në konkurse publike nuk e shohim të arsyeshëm edhe bëjmë shkelje. nuk jam në dijeni që ka pas të tjerë që kanë punuar 10 vite pa ndërprere me kontrata për detyra specifike”, tha ai.

Hykemte Bajrami nga LDK tha se ndërprerja e kontratave të këtyre punëtorëve nuk ka qenë vendimi më i mirë.

“Është një padrejtësi që u ka bërë disa punëtorëve ka qenë zgjidhja e mundshme për ju po jo më e mira”, Tha ajo.

 

RTK do të ndërpresë rreth 140 nga 239 kontratat mbi vepër, do të shpallë konkurs për 98 pozita