Ilustrim

Kontrata për lobim, Dhurata Hoxha rrezikon të dënohet deri në 10 vite burg

Ishte viti 2019 kur ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha kishte nënshkruar një kontratë për lobim me kompaninë nga Parisi e cila në fund kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi.

Dy vite më vonë për këtë kontratë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër zyrtarëve të lartë të kësaj Ministrie.

Pjesë e kësaj aktakuze është ish-ministrja Dhurata Hoxha, sekretari Kushtrim Cukaj dhe tre zyrtarë të tjerë F.M., D.Sh dhe N.O.

Të gjithë këta zyrtarë rrezikojnë të dënohet deri në 10 vite burgim pasi dëmi të cilin akuzohen se kanë shkaktuar e tejkalon shumën e 5 mijë euro e që paraqitet si rrethanë cilësuese e cila ndikon në kualifikim më të rëndë të keqpërdorimit.

Aktakuza ndaj tyre u ngrit pasi vitin e kaluar KALLXO.com kishte shfaqur hulumtimin se si paratë e taksapaguesve ishin përdorur  për të lobuar për ndryshim të kufijve.

Hulumtimi kishte zbardhur se në vitin 2019 Ministria e Integrimeve Evropiane e Kosovës i pagoi 168,000.00 euro një kompanie me seli në Paris që kishte promovuar idenë se “modifikimi i territorit” mund të jetë një zgjidhje në dialogun Kosovë – Serbi. Asokohe, kjo ministri drejtohet nga Dhurata Hoxha e PDK-së.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm.

Paratë e taksapaguesve u përdorën për të lobuar për ndryshim të kufijve