Prokuroria e Ferizajt
Kontrabandoi qytetarët për në shtetet e BE-së, Prokuroria e Ferizajt kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj F.H. i cili dyshohet për mashtrim dhe kontrabandim me migrantë.
Ai dyshohet se gjatë muajve tetor dhe nëntor 2021, në Ferizaj, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, është marrë me kontrabandimin e migrantëve prej Kosovës në shtetet e Bashkimit Europian.
“Po ashtu, ndaj të njëjtit, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë muajit Tetor – Nëntor 2021 në Ferizaj, duke i fshehur faktet me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e ka vënë në lajthim të dëmtuarën N.L., duke i premtuar se do ti siguroj tri viza shengen për të i’a mundësuar hyrjen në shtetin e Zvicrës, në atë mënyrë që ka siguruar tri viza në ambasadën e Rumanisë në Shkup për bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e saj, për të cilin shërbim ka marrë tre mijë e pesëqind (3500) euro edhe pse e ka ditur se Rumania nuk është pjesë e zonës shengen, me këtë do të kryente veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 të KPRK-së” – ka shpjeguar Prokuroria.
I pandehuri është në ndalim 48 orësh prej datës 10.09.2024.