Kontrabandohen 336 dele nga Maqedonia e Veriut

336 dele janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut. Të njëjtat, Policia e Kosovës i ka gjetur në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Të njëjtat  janë konfiskuar nga inspektorët e AUV-it dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:40.