Autostrada "Ibrahim Rugova" - Foto: Ministria e Infrastrukturës

Kontrabandohen 19 shtetas sirianë, i dyshuari i ik Policisë

19 shtetas sirianë janë gjetur në një kombi në fshatin Vlashnje të Komunës së Prizrenit.

Shtetasit sirianë kishin hyrë ilegalisht në Kosovë ndërsa u kishte ndihmuar një person deri tash i panjohur për policinë.

Orët e mëngjesit të djeshëm, personi i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit.