Kontrabandim me mallra në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut

L. S. (1996) është ndaluar nga Policia e Kosovës përderisa ishte duke drejtuar automjetin e tij të mbushur me mall i cili dyshohet se ishte duke u kontrabanduar në vendin tonë.

Ndalimi i tij ka ndodhur sot rreth orës 08:05 mbi fshatin Dimcë, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi që vetura ishte duke zbritur në drejtim të Hanit të Elezit.

“Patrulla ka arritur ta ndalë automjetin ngjyrë e bardhë, me targa të Kosovës, i cili ishte i ngarkuar me mall. Automjeti drejtohej nga L. S. mashkull kosovar, viti i lindjes 1996. Gjatë kontrollit të mallit, është vërejtur se malli ka prejardhjen nga Maqedonia Veriore dhe dyshohej se malli ishte futur kontrabandë në vendin tonë. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Malli është sekuestruar dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “kontrabanda me mallra”.

Të dyshuarin e ka intervistuar Policia kurse me aktvendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.