Kontrabandë me migrantë në Ferizaj, një i arrestuar

Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale kontrabandë me migrantë.

Në raportin ditor të policisë thuhet se i dyshuari shtetas serb, është arrestuar pasi i njëjti kishte kontrabanduar dhjetë shtetas afgan.

Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj dy ditë më parë.

Të njëjtit pas përfundimit të procedurave janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magurë, ndërsa i dyshuari  pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.