Ilustrim

Kontrabandë me mallra, Policia në Pejë sekuestron 55 telefona dhe 3 iPad-a

Policia e Kosovës dje ka zhvilluar aksione në Pejë që ndërlidhen me luftën ndaj kontrabandës së mallrave.

Policia ka njoftuar se në këtë aksion janë sekuestruar 55 telefona celularë dhe tre iPad-a, të cilët dyshohet të jenë futur në territorin e Kosovës duke iu shmangur taksave doganore.

Në këtë aksion të Policisë janë kryer kontrolle në pesë lokacione në Pejë, të gjitha lokale afariste të telefonave mobil.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrolli është kryer në bashkëveprim me Doganën e Kosovës dhe inspektoret e Administratës Tatimore të Kosovës.

Me autorizimin e prokurorit, lënda procedohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim.