Foto: Ilustrim

Kontrabandë me lopë nga Maqedonia Veriore, ka të arrestuar

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona në Kaçanik, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kontrabanduar lopë, nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.

Sipas njoftimit, njësitet policore në koordinim me prokurorin dhe me Gjyqtarin e Procedurës Paraprake (GjPP) gjatë bastisjes në dy lokacione kanë gjetur 5 krerë lopë të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Me urdhër të prokurorit  kafshët janë konfiskuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Dogana e Kosovës, ndërsa të dyshuarit  me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 22:00 në Glloboqicë të komunës së Kaçanikut.