Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Kontigjenti shqiptar i KFOR-it në Kosovë me stërvitje për menaxhimin e trazirave

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se kontingjenti shqiptar që mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme.

Sipas njoftimit të kësaj Ministrie, trupat shqiptarë janë në gatishmëri për ruajtjen e një mjedisi të sigurt në të gjithë territorin kosovar.

“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.