Personi iArrestuar Ilustrim

Kontestet pronësore, plagosje në Prishtinë

Dy persona janë plagosur me armë pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Afrim Abazi” në Prishtinë.

Policia ka sqaruar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, gjashtë të dyshuar janë rrahur mes vet, e më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy të dyshuarve të tjerë ku u ka shkaktuar plagë.

Personat të cilët pësuan plagosje u dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me katër gëzhoja dhe katër copë fishekë.

Policia ka marrë urdhër për bastisje të shtëpive të të dyshuarve.

Pas kontrollimit të shtëpive dhe banesave të dyshuarve  në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar,  një pushkë gjuetie, një   pushkë gjysmë automatike dhe shtatëdhjetë e shtatë copë fishekë.

Pas intervistimit Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që gjashtë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje.