Prishtinë, kontejnerë nëntokësor
Kontejnerët nëntokësor në Prishtinë jofunksionalë tash e disa vite
Vendosja e këtyre kontejnerëve nëntokësor në Prishtinë ka gati shtatë vite që ka filluar.
I gjithë ky projekt ishte menduar që këta të fundit të zënë vendin e kontejnerëve aktual, gjë që edhe do largonte kundërmimin që vjen nga mbeturinat e lëna në kontejnerë të hapur.
Ky projekt i ka kushtuar Komunës së Prishtinës rreth 240 mijë euro.
Një ndër problemet kryesore për të cilat komuna është ankuar, ka qenë se kompania e Pastrimit nuk ka makina adekuate për këtë lloj të kontejnerëve.
Kurse, këta kontejnerë do kenë edhe nevojë për riparim kur të futen në funksion, kjo pasi një pjesë e tyre janë dëmtuar edhe nga punime të shumta që janë bërë në rikonstruktim të rrugëve.
Kallxo.com ka raportuar edhe më herët për gjendjen e këtyre kontejnerëve të cilët nga fakti i të mos qenit në funksion, janë dëmtuar me kalimin e kohës.
Kurse, nga Komuna nuk kemi marr ndonjë përgjigje nëse kanë ndonjë plan për t’i futur në funksion ose blerë makinat adekuate tani që po hyjnë në vitin e fundit të qeverisjes.