
Mbeturinat në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ në Prishtinë. Foto: KALLXO.com.
Kontejnerë të stërmbushur në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ - Foto
Kontejnerë të stërmbushur me mbeturina të hedhura brenda e jashtë tyre po i japin një pasqyrë të shëmtuar rrugëve në Prishtinë.
Një pamje e tillë është parë edhe sot në rrugën “Fazli Grajçevci”, jo larg ndërtesave qeveritare.
Pamje të tilla dhe era e keqe e krijuar nga mbeturinat flasin për seriozitetin e këtij problemi.
Një kohë të gjatë, Prishtina është duke përballet me kontejnerëve të stërmbushur me mbeturina dhe hedhjen e tyre në rrugë.
Hedhja e mbeturinave në vende joadekuate është e dënueshme, sipas ligjeve në fuqi.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.
