Konstituohet senati i ri dhe votohen dekanët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës

Senati i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është konstituar sot pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

Ky senat ka miratuar propozimet e Këshillave të Fakulteteve për emërimin e 14 dekanëve të ri për secilin fakultetet.

Senatorët nënshkruan deklaratën etike për senatorë të UP-së, që thuhet se do të kryejnë detyrat e tyre me nder dhe përgjegjësi.

Ndërsa, si kryesues i përkohshëm i seantit të UP-së, derisa të zgjedhet rektori, me 21 vota për u zgjodh Bujar Dugolli.

Pjesë e senatit janë personeli akademik, jo akademik dhe 6 përfaqësues të studentëve, ndërsa sot u aprovuan 35 mandate dhe 9 të tjera kanë mbetur për mbledhjen e radhës.

Zgjedhjet për senatorë ishin mbajtur më 1 korrik, ndërsa më pas janë zgjedhur edhe dekanët e fakulteteve në Këshilla më 9 korrik.

Miratimi i dekanëve dhe konstituimi i senatit të ri i hapë rrugë zgjedhjes së rektorit të ri të UP-së me mandat 4 vjecar.

Zgjedhja e rektorit të UP-së do të bëhet më 29 korrik dhe më 1 tetor 2020 parashihet që të fillojë zyrtarisht ushtrimi i mandateve për strukturat e mandatuara nga zgjedhjet e UP-së.

14 dekanët e zgjedhur në fakultetet e Universitetit të Prishtinës