Kryeministri britanik, Boris Johnson

Konservativët fitojnë zgjedhjet në Britani të Madhe

Partia Konservatore e Kryeministrit Boris Johnson ka fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin e Britanisë – një rezultat kyq për ti dhënë fund një çështjeje e cila ka mbizotëruar tash e një kohë të gjatë në Britani, çështja e BREXIT.

Ky rezultat i jep mundësinë Boris Johnsonit që të të përmbushë planin e tij për ta larguar Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian muajin e ardhshëm.

Sipas rezultateve të deritanishme të numërimit në 600 nga 650 zona zgjedhore, konservatorët arritën të marrin 328 vende në parlament, duke kaluar kështu kufirin e shumicës absolute. 

Një prognozë e institutit të opinionit, Ipsos Mori thotë, se në fund konservatorët mund të marrin 368 vende. Ky është rezultati më i mirë i konservatorëve që prej disa dekadash.

Kjo fitore ka të ngjarë ta bëjë Johnson udhëheqësin më të suksesshëm elektoral në radhët e Partisë Konservatore që nga koha e Margaret Thatcher. 

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme ishte fatkeq për liderin e krahut të majtë, laburistin  Jeremy Corbyn, i cili u përball me thirrje për dorëheqjen e tij gjatë kohës kur rezultatet po publikoheshin vazhdimisht. Për kohën sa numërimi i votave është akoma në proces e sipër, duket se Partia Laburiste  ka marrë  rreth 203 ulëse.

Corbyn e quajti rezultatin “shumë zhgënjyes” për partinë e tij dhe tha që ai nuk do ta udhëheqë Partinë Laburiste në një palë zgjedhje tjetra, megjithëse i rezistoi thirrjeve për t’u larguar menjëherë nga posti i liderit laburist.

Rezultatet e publikuara në orët e hershme të mëngjesit të ditës së premte, shfaqin një zhvendosje të madhe të përkrahjes popullore nga konservatorët tek laburistët. 

Në zgjedhjet e fundit në 2017, konservatorët kishin fituar 297 ulëse në raport me Laburistët që kishin fituar  227 ulëse.

Rezultati i zgjedhjeve të djeshme del të jetë fitorja më e madhe e konzervatorve  që nga koha kur ish- kryeministrja Thatcher dhe njëkohësisht humbja më e madhe për laburistët që nga zgjedhjet e vitit 1935.  

Partia Kombëtare Skoceze, me gjasë, ka fituar 50 ulëse nga 59 ulëset për Skocinë – një rritje e madhe për këtë parti. Kjo parti ka premtuar se votimi për të do të ishte në të vërtetë mandat për një referendum të dytë të pavarësisë.

Rezultati aq i mirë dhe i favorshëm për konservatorët, e shfajëson vendimin e kryeministrit Boris Johnson për presionin e tij për të caktuar datën e zgjedhjeve këtë të enjte, zgjedhje e shfajëson vendimin e Johnson, për presionin e tij të bërë për zgjedhjet e parakohshme të së enjtes, të cilat u mbajtën gati dy vjet para afatit ligjor. 

Johnson kishte deklaruar se në rast se konservatorët do të fitonin një shumicë parlamentare, ai do ta nxiste parlamentin britanik që ta ratifikonte një marrëveshje e cila do ta largonte Britaninë e Madhe nga BE-ja  deri në afatin e paracaktuar të 31 janarit.

”Këto zgjedhje janë historike, të cilat tani na japin një qeveri të re si dhe mundësinë për të respektuar vullnetin demokratik të popullit britanik për të ndryshuar këtë vend për mirë ” ka deklaruar Johnson para elektoratit të tij në një qendër periferike të Londrës.

Përmes një postimi në Twitter, ai i falënderoi qytetarët britanikë duke thënë “Jetojmë në demokracinë më të madhe në botë”.

Perspektiva e Brexit më në fund po ndodh më shumë se tre vjet pasi britanikët përmes një fitore të ngushtë në një referendum gjithëpopullor u shprehen na favor të daljes nga blloku i BE-së mirëpo realizimi i procesit është shtyrë për shkak të mosmarrëveshjeve politike në Britani.

Në anën tjetër, rivali kryesor i Johnsonit, Corbyn, u ka premtuar votuesve referendum të ri, duke zgjedhur midis mundësisë së rinegocimit të marrëveshjes për Brexit ose mundësisë për të mbetur në BE.

Në historinë e BE-së asnjë vend anëtar i saj nuk ka dalë apo nuk ka kërkuar të dalë nga ajo qysh nga themelimi i saj pas luftës së dytë botërore me qëllim të bashkimit të një kontinenti të shkapërdherdhur.

Megjithatë një fitore vendimtare Konservatore do të sigurojë një lehtësim edhe për BE-në, e cila tashme është lodhur nga pavendosmëria e një vendimi të Britanisë për një Brexit. 

Largimi i Britanisë do të nisë një fazë të re të negociatave për marrëdhëniet e ardhshme midis Britanisë dhe 27 anëtarëve të BE-së.

Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel premtoi se takimi i liderëve të e BE-së ditën e premtë do të rezultojë me një “mesazh të fortë” drejtuar qeverisë dhe parlamentit të ardhshëm britanik në lidhje me hapat e ardhshëm.

“Ne jemi të gatshëm për të negociuar,” ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Shumë votues të ditës së djeshme shpresuan se këto zgjedhje më në fund do ta gjejnë për të dalë nga ngërçi i Brexitit në këtë komb thellësisht të ndarë. Tre vjet e gjysmë pasi Britania e Madhe votoi me 52% -48%  në favor të largimit të Britanisë së madhe nga BE, britanikët mbeten të ndarë nëse do të largohen nga blloku 28-anëtarësh, ndërkohë që ligjvënësit kanë rezultuar të paaftë për të rënë dakord për kushtet e nisjes së negociatave.

Përndryshe, gjatë gjithë kohës së fushatës elektorale, sondazhet e opinioneve u kishin dhënë konservatorëve një epërsi të qëndrueshme në raport me laburistët.

Fushata e Johnson ishte e pamwshirshme me sloganin dhe premtimin kryesor pwr daljen e Britanisw sw madhe nga BE-ja  duke e nxitur Parlamentin britanik të ratifikojë marrëveshjen e tij “të gatshme” për një divorc me BE dashtu siç ishte planifikuar me 31 janar.