Konkursi për kadetë, Policia del me një njoftim për kandidatët

Policia e Kosovës ka njoftuar kandidatët që do t’i nënshtrohen testimit për kadetë policor në Akademinë policore në Vushtrri, se hapësira brenda akademisë mund të shfrytëzohet për parkimin e automjeteve e nëse hapësira brenda AKSP-së është e pamjaftueshme, thonë se janë siguruar 150 vend-parkime afër palestrës sportive ,,Jeton Tërstena”  në Vushtrri.

Sipas njoftimit të forcave të rendit, për mbarëvajtjen e trafikut dhe orientimin e kandidatëve, janë angazhuar zyrtarë policorë në udhëkryqet e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, andaj për çdo informatë kandidatët mund t`ju drejtohen zyrtarëve policorë.

Me qëllim të lehtësimit të gjetjes së lokacionit të AKSP-së, kandidatët mund të përdorin skicën e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë deri te objekti i AKSP-së, të bashkëngjitur me këtë informacion.

Prej datës 21.02.2022 deri me datë 28.02.2022, do të mbahet testimi për kandidatët për kadetë policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri.