Konkursi për bashkëpunëtor të jashtëm në UP për semestrin veror hapet përsëri në mars

Senati i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar edhe për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm të zgjedhur nga njësitë akademike.

Senatorja e Juridikut, Iliriana Islami, ka kërkuar nga senati një afat shtesë për angazhimin e këtyre bashkëpunëtorëve  për semestrin veror.

“Kemi ardhur në përfundim se duhet të anulohet ky konkurs dhe të rishpallet, mandej ju na keni udhëzuar që të vazhdojmë përsëri në këtë proces, ne dje jemi mbledhur dhe kemi diskutuar që duhet përsëri që të shpallet konkursi. Kandidatët janë tërhequr. Konkurrentët kanë edhe konflikt interesi mendoj se duhet të ftojmë Agjencionin Kundër Korrupsion. Ne kërkuam njëfarë zotimi se do të shpallet konkursi”, ka thënë Islami.

Liridon Veliu – Senator në Fakultetin Ekonomik ka thënë se është absurde që të kërkohet rishpallja e konkursit për bashkëpunëtor të jashtëm.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema ka thënë se në mars do të ketë përsëri një konkurs për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm.

“Në mars do ta kemi konkursin tjetër sepse në mars do të ju skadon kontrata, nëse do të ketë buxhet dhe i arrijmë disa ndryshime, do të kemi vende për të cilat s’do të keni as kandidatë t’i plotësoni”, është deklaruar Dema.

Senati i Universitetit të Prishtinës sot po ashtu ka vendosur që afati plotësues i paraqitjes së provimeve të hapet dhe të ketë dy provime në nëntor dhe prill.

KALLXO.com transmetoi Live mbledhjen e Senatit të UP ‘Hasan Prishtina’:

LIVEMbledhja e Senatit të UP-së

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 22 novembre 2019