Konkursi i Trepçës, kandidatët e papranuar thonë se ju ka ardhur në maje hunde nga padrejtësitë

Halkan Halili është njëri nga kandidatët që nuk po pajtohet me mënyrën e përzgjedhjes së punëtorëve në konkursin e fundit në Trepçë.

Halili e ka të përfunduar fakultetin e Gjeodezisë ndërsa në testin me shkrim kishte marrë 86 pikë por kjo nuk ka mjaftuar për tu punësuar si punëtor i thjeshtë.

Emisioni “Jeta në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin lidhur me kurdisjen e konkursit në Trepçë.

“Padrejtësisht janë bë shumë të mëdha, i kam pas 86 pikë me shkrim ndërsa ka pasur aplikantë e janë pranuar me 40 pikë”, ka kandidati Halili për “Jeta në Kosovë”.

Ai ka thënë se kanë fakte që disa njerëz janë pranuar me të njohshëm në konkursin e fundit, por nuk t’i thotë publikisht “se mos po kërcënohemi nga dikush”, ka thënë ai.

Edhe Sefedin Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës ka shprehur pakënaqësi ndaj konkursit.

Ai ka dhënë edhe një mesazh për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Shyqyr Allahut e kemi Albinin, 12 kat ka me bë burgun e Dubravës. Nuk ka më me dajë e nipa e me halla, na kanë lodhë. I kam tre evladë, kur të shkoj në shpi ma hajnë dorën fmija, e këta bëjnë hajgare me teze e me dajë”, ka thënë Beqiri.

90 pikë në test me shkrim i kishte edhe Anton Ferati.

Ai thotë se ka bërë ankesë, por nuk pret ndonjë gjë nga ankesat e protestuesve.

“Ne kemi bë ankesë por nuk ka merr mendja që me këta njerëz që ka me pas diçka se nuk i merr kurrkush parasysh”, ka thënë ai.

Protestuesit kanë thënë se nuk do të ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesave që janë, anulimi i konkursit të 24 shtatorit dhe shkarkimi i menaxhmentit në Trepçë.

Hulumtimi i emisionit “Jeta në Kosovë” ka sjellur fakte se si katër persona të cilët nuk figurojnë në listën e rezultateve të testitit me shkrim por që janë vendosur në listën përfundimtare të të pranuarve.

Përveç kësaj, hulumtimi zbulon edhe lidhjet familjare të dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të cilëve u janë punësuar familjaret në konkursin i cili u shpall më 24 shtator të vitit të kaluar, vetëm pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme.

Pas ankesave të protestuesve, Krimet Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë filluar të hetojnë konkursin.

 

 

Qeveria Emëron Kundërligjshëm Anëtarë të Bordit të ‘Trepçës’

www.kallxo.com