Konkursi i logos së Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor 2023

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor, në bashkëpunim me Qeverinë Federale Gjermane dhe Qeverinë e Shqipërisë, hap një thirrje për krijimin e logos së Samitit të Procesit të Berlinit 2023.

Thirrja është e hapur për dizajnerët e rinj nga mosha 18 deri në 30 vjeç që vijnë nga Ballkani Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Procesi i Berlinit u iniciua nga Republika Federale e Gjermanisë në vitin 2014, për të promovuar bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe për të mbështetur politikën e zgjerimit të BE-së.

Më shumë informacion mund të gjeni në www.berlinprocess.de.

RYCO është një organizatë ndërqeveritare që promovon pajtimin, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve të Ballkanit Perëndimor përmes programeve të ndryshme të shkëmbimeve.

Krijimi i RYCO-s u formalizua gjatë Procesit të Berlinit, në Samitin e Parisit më 4 korrik 2016.

Qëllimi i konkursit të logos së Samitit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor 2023 është të nxisë të rinjtë të mësojnë më shumë rreth Procesit të Berlinit dhe të kontribuojnë në identitetin e tij vizual.

Juria e konkursit do të përzgjedh një dizajn fitues si logon zyrtare të Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor.

Tre krijimet më të mira do të shpërblehen përkatësisht me 1500 € – çmimi i parë, 1000 € – çmimi i dytë dhe 500 € – çmimi i tretë.

Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë maksimumi një logo.

Afati i fundit i aplikimit është data 18 qershor.

Mund të gjeni më shumë informacion rreth konkursit në faqen zyrtare të internetit të RYCO-s www.rycowb.org.