Konkurs pune: KALLXO.com kërkon FOTOREPORTERE apo FOTOREPORTER

Lajmet, analizat dhe hulumtimet tona kërkojnë vizuelizim për të arritur të plota te publiku.

KALLXO.com po kërkon një FOTOREPORTER/E që ka pasion fotografinë dhe gazetarinë.

Nëse jeni kreativë dhe konsideroni se mund të punoni nën kushte terreni me orar të plotë për të gjitha produktet tona mediale, aplikoni në këtë thirrje.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën  [email protected] , duke përshkruar pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 10.06.2020.

KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.