Konkurs për punë praktike për gazetarë të rinj dhe studentë të gazetarisë në BIRN

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) shpallë thirrjen për angazhimin e 2 praktikantëve nga Kosova të cilët janë të interesuar të ndjekin një karrierë në gazetari.

Kriteret për Aplikim:

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, kandidati/ja duhet:

  • Të jetë entuziast dhe të ketë vullnet për të nisur profesionin në gazetari
  • Të ketë aplikuar apo të jetë student i regjistruar në degët e gazetarisë, juridikut, shkencat shoqërore apo fushave të ngjashme që ndërlidhen me gazetari
  • Të ketë njohuri të mira të të shkruarit në gjuhën amtare
  • Të ketë njohuri të mira në një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze)
  • Posedimi i diplomës së studimeve Bachelor në gazetari apo fushave të ngjashme është përparësi

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:

  • Përmbushjen e detyrave dhe obligimeve gazetareske
  • Përgatitjen dhe hulumtimin e materialeve për publikim
  • Ndjekjen e trajnimeve të vazhdueshme nga BIRN

Koha e angazhimit

Kandidatët e përzgjedhur do të angazhohen në praktikën me pagesë për një periudhë 3 mujore në zyrat e BIRN.

How to apply?

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected] , duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 1 shkurt 2022, ora 23:59. Inkurajoheni që të dërgoni dokumente të tjera që dëshmojnë përvojën.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë angazhimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

“Projekti ‘Confidence Building’ financohet nga UNMIK”