Konkurs për punë në BIRN Kosova

BIRN- Zyra në Kosovë shpall konkurs për pozitën e lirë:

1 Monitorues/e në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Periudha e angazhimit: 6 muaj, duke filluar prej muajit dhjetor 2019.

Orari i angazhimi: I plotë

Kriteret për Aplikim:

Për të aplikuar dhe për të përmbushur pozitën, duhet të keni:

  • Të përfunduara studimet juridike në Fakultetin Juridik, niveli Bachelor, ose minimum të jeni student/e në vitit të fundit të studimeve; kandidatët që kanë të përfunduara studimet Master në Fakultetin Juridik do të kenë përparësi;
  • Përvojë të mëhershme relevante;
  • Aftësi të mira në shkrim dhe hulumtim ligjor; dokumentimi i përvojës përmes ndonjë shkrimi apo hulumtimi ligjor të mëparshëm do të vlerësohet si përparësi;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe; njohja e gjuhës angleze do të vlerësohet si përparësi;
  • Aftësi të punës me kompjuter.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:

  • Monitorimin e rasteve gjyqësore në gjykatat e Kosovës;
  • Përgatitjen dhe përcjelljen e raportit të monitorimit të seancave gjyqësore;
  • Përgatitjen dhe përcjelljen e hulumtimeve dhe shkresave ligjore;
  • Koordinimin me ekipin e Zyrës Ligjore në lidhje me çështjet ligjore dhe monitorimin e sistemit gjyqësor në Kosovë;
  • Angazhimin në projekte të organizatës që kërkojnë avokim për ndryshim dhe avancim të legjislacionit të vendit;
  • Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës;

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke shkruar emrin, mbiemrin dhe pozitën për të cilën aplikoni, më së largu deri më 06 nëntor 2019, ora 23:59. Inkurajoheni që të dërgoni dokumente të tjera që provojnë përvojën.

BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.