Konkurs për punë: Koordinator i projekteve

Me një ekip profesionistësh që punojnë për zhvillimin dhe zbatimin e programeve, Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN Kosova si organizatë e pavarur, joqeveritare, punon në promovimin e llogaridhënies dhe sundimin e ligjit.

Për të arritur me përpikëri rezultatet e parashikuara, BIRN Kosova shpall konkurs për pozitën e lirë: Koordinator/e i/e projekteve.

Për të plotësuar pozitën e lirë inkurajohen të aplikojnë të gjithë personat që kanë:

  • Përvojë të mëhershme në koordinim, organizim, planifikim dhe implementim të aktiviteteve dhe projekteve;
  • Përvojë të mëhershme në shkrim të projekteve dhe raportim narrativ për aktivitete dhe projekte të implementuara;
  • Kualifikim përkatës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Njohuri dhe përvojë rreth punës në sektorin e organizatave joqeveritare.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon dhe implementon aktivitetet specifike sipas projekteve të organizatës duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve publike;
  • Propozon dhe harton projekte në bazë të kritereve të paracaktuara;
  • Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të paracaktuara;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me menaxheren/menaxherin e linjës, pjesëtarët e ekipit dhe stafin kyç të përfshirë në projekte;
  • Është në komunikim të vazhdueshëm me donatorë dhe palë të tjera të interesit;
  • Hulumton tema dhe çështje që lidhen me misionin, vizionin dhe objektivat e organizatës.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe angleze përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjekt: Aplikim për pozitën: Koordinator/e i/e projekteve, më së largu deri më 30 qershor 2021.

BIRN ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.

Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com