
Konkurs për monitorues të gjykatave
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (BIRN Kosova) është organizatë e pavarur, joqeveritare që punon vazhdimisht në promovimin e llogaridhënies. Përtej mjedisit dinamik të punës dhe mundësisë për t’u përfshirë në projekte me ndikim, BIRN Kosova ofron hapësirë të jashtëzakonshme për zhvillim profesional. Si rezultat i rritjes së vazhdueshme, BIRN Kosova hapë vend të lirë pune, për pozitën Monitorues
Për të aplikuar dhe përmbushur pozitën në fjalë, ju duhet:
- Të keni të përfunduara studimet në Fakultetin Juridik, apo të jeni në prag të diplomimit;
- Të keni aftësi dhe njohuri për institucionet publike si dhe legjislacionin në fuqi;
- Aftësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe shkrim;
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësi për punë ekipore;
- Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
Përparësi kanë kandidatët nga niveli i studimeve master, me përvojë të mëhershme relevante si dhe njohje të gjuhës angleze;
Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës për:
- Monitorim të rasteve gjyqësore në gjykatat e Kosovës, përfshirë dhe institucionet tjera publike;
- Përgatitje dhe përcjellje të raporteve dhe analizave për performancë të institucioneve në bazë të monitorimit;
- Përgatitje dhe përcjellje të hulumtimeve dhe shkresave ligjore;
- Koordinim me ekipin e Zyrës Ligjore në lidhje me çështjet ligjore dhe monitorimin e sistemit gjyqësor në Kosovë;
- Angazhim në projekte të organizatës që kërkojnë avokim për ndryshim dhe avancim të legjislacionit të vendit;
- Angazhime të tjera në kuadër të pozitës së punës rreth zyrës ligjore;
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe, përmes postës elektronike në adresën [email protected], duke përshkruar në subjekt pozitën për të cilën aplikoni.
Thirrja është e hapur deri më datë 04 prill 2023.
BIRN inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar, pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike.
Informata shtesë për BIRN Kosova mund të gjeni në www.birn.eu.com.