Konjufcën e uron homologu italian, Roberto Fico

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pranuar urime për postin e ri nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.

“Duke ju përgëzuar për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dëshiroj t’ju shpreh në emrin tim personal dhe në emër të Dhomës së Deputetëve të Italisë, urimet e mia më të mira për kryerjen e kësaj detyre të rëndësishme”, thuhet në urimin e Ficos drejtuar kryetarit Konjufca.

Tutje, në letrën e tij thuhet se presin bashkëpunim mes dy kuvendeve të dy shteteve

“Duke ju shprehur urimet e mia më të përzemërta për ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit të kryesuar nga ju, për një punë të frytshme, pranoni konsideratën më të lartë“, thuhet në urimin e kryetarit të Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico.