Konjufca uroi Trumpin: SHBA-ja është kryealeati ynë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Donald Trumpin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca ka thënë se mezi pret që të filojjë punën me administratën e re amerikane, për të thelluar sipas tij, edhe më tutje raportet e shkëlqyera.
“ShBA-ja është kryealeati ynë, me të cilin ndajmë vlerat, synimet dhe interesat, të cilat jam i bindur se do t’i shtyjmë përpara edhe më tutje gjatë mandatit të presidentit Trump” – ka shkruar Konjufca.
Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, pas fitores ndaj demokrates, Kamala Harris, e cila nuk ia doli të bëhej presidentja e parë grua në Amerikë.
Përveç Konjufcës, Trumpin e kanë uruar edhe liderët e tjerë shtetëror të Kosovës, si presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti uron Trumpin për fitoren