Konjufca tregon çka u fol në takimin LDK- LVV

Dy grupe punuese mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje  mbajtën sot takim për harmonizim të programeve.

Pas këtij takimi foli nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca i cili tha se brenda takimit u fol vetëm për çështje teknike programore.

“Ne kemi nevojë për reformat ë thella në drejtësi në arsim në shëndetësi në administratë. Nuk është folë as për ministri as për ndarjen e resoreve. Takimi ka qenë në atmosferë miqësore dhe bashkëpunim i shkëlqyer”, tha Konjufca.

Ai nuk fola për gjëra konkrete të diskutuara në takim për shkak se tha që takimet po mbahen në “kushte mirëbesimi”.

Konjufca po ashtu nuk u përgjigj në pyetjen nëse LVV do ta pranonte Nisma Socialdemokrate në koalicion nëse e kalon pragun

“Kjo nuk ishte çështje e diskutimit në takim”, tha Konjufca.

Në ekipin e LVV-së janë Glauk Konjufca, Besnik Bislimi dhe Albulena Haxhiu.

Ndërsa grupin e LDK e përbëjnë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku. Megjithatë, Shala nuk është parë në takimin e sotëm.