Konjufca: Thaçi e Veseli dëshiruan eliminimin politik të VV-së

Pas Albin Kurtit në Prokurorinë e Prishtinës është deklaruar edhe Glauk Konjufca.

Ai para mediave tha se qëllimi i deklaratave nga Thaçi e Veseli ishte eliminimi politik i LVV

“Unë si palë e dëmtuar deklarova në Prokurori lidhur me deklarimin e rremë nën betim që kanë bërë presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”, tha Konjufca.

Konjufca tha se ai dhe Kurti ishin akuzuar se qëndrojnë prapa organizatës “Syri i Popullit” dhe se gjatë kohës së luftës kishin shkruar komunikata të UÇK-së.

Poashtu ai deklaroi se qëllimi i këtyre deklaratave nga Thaçi e Veseli ishte eliminimi politik i LVV. Ai tha se nuk e di pse prokuroria ka vonuar kaq shumë që nga parashtrimi i kallëzimit penal, por që lajmi i mirë është se prokuroria është aktivizuar.

KALLXO.com ka raportuar sot se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në Prokurorinë e Prishtinës ka dhënë dëshminë në kallëzimin penal që e ka ngritur ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli për deklaratën e rreme nën betim.

Në anën tjetër sot kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar për akuzat për shpifje nga Lëvizja Vetëvendosje për rastin e organizatës “Syri i Popullit”.

Veseli ka akuzuar LVV-në për paaftësi për krijimin e institucioneve e që sipas tij, po merren me prokurori.

Ai ka qëndruar pas akuzave drejtuar Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës.

Kallëzimi penal ndaj Thaçit e Veselit, Kurti e Konjufca ftohen në Prokurori

.