Konjufca takon shefin e zyrës së Sllovakisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës së Sllovakisë Ratsillav Kostilnik.

Sipas Konjufcës , ky takim është shumë i rëndësishëm për raportet Kosovë-Sllovaki.

“Ndër tjera e njoftova se kam pasur takime me zotin Lajçak, të cilit i kam kërkuar, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që Sllovakia ta njoh Republikën e Kosovës. Poashtu ia kam bërë të ditur se ne nuk do ta mirëprisnim nëse Lajçak do të emërohej edhe për Bosnjën në një mision të përbashkët”, ka shkruar Konjufca në facebook.

Konjufca edhe një herë ka përsëritur qëndrimin që Kosova nuk do të diskutoj për territor.

“Nga ana tjetër e informova se nuk jemi të gatshëm për bisedime për territorin e Kosovës, apo autonomi për serbet, por jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me serbët, të cilët jetojnë në Kosovë, dhe t’i ndihmojmë dhe përkrahim”, ka theksuar ai.

Në fund Konjufca ka thënë se bashkëpunimi me Sllovakinë duhet të intensifikohet.

“U pajtuam që duhet filluar sa me shpejtë bashkëpunime të ngushta në sektorin ekonomik. Të dy palët do tē punojmë intensivisht në gjetjen e modaliteteve për hapjen e zyrës përfaqësuese të Republikës së Kosovës në Sllovaki”, ka theksuar Konjufca.

Mediat serbe: Emërohet Emisari i BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi