Konjufca takoi homologun e tij gjerman

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po qëndron në vizitë zyrtare në Gjermani.

Konjufca sot u takua me kryetarin e parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble.

Para takimit me homologun e tij gjerman është publikuar një fotografi e Konjufcës.

Fotografia është publikuar nga këshilltari politik i Konjufcës, Ilir Kërçeli.

“Para takimit me kryetarin e parlamentit gjerman Wolfgang Schauble”, ka shkruar Kërçeli, duke ia bashkuar edhe një fotografi. rtv.21