Glauk Konjufca dhe Zbigniew Rau

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Polonisë: E ardhmja e Kosovës është në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se e ardhmja e Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor, është në Bashkimin Evropian.

Këtë Konjufca e ka thënë në takimin që sot pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, i cili njëkohësisht është edhe kryesues i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Konjufca dhe ministri Rau biseduan për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.

Po ashtu u shkëmbyen mendime rreth punës së legjislativit, progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë.

“Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Polonisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit, teksa ritheksoi se e ardhmja e Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Konjufca me ministrin Rau kanë shprehur gatishmërinë për quar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Polonisë, si dhe në takim është vlerësuar qëndimi Kosovës kundëdrejt agresionit të Rusisë në Ukrainë.