Foto: Glauk Konjufca/Facebook

Konjufca takohet me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.

Konjfuca i ka uruar mirëseardhje kongresmenit Torres, të ciin e ka cilësuar mik të madh të Kosovës.

Në postimin e tij në Facebook, ka cituar fjalimin e Torresit në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA për Kosovën.

“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në”- shkroi Konjufca.

Kongresmeni Torres ka lobuar vazhdimisht për Kosovën, duke i bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës, i ka shkruar letër presidentit Biden që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe vazhdimisht ka përmendur Kosovën si një prej shteteve mike më të mëdha të SHBA-së.