Konjufca takohet me diplomatin japonez, Yamanaka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim të Ngarkuarin e ri me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Sipas komunikatës së Kuvendit të Kosovës Konjufca ka uruar Yamanaka për detyrën e re dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës.

“Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtet ndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës”, thuhet se ka theksuar Konjufca gjatë takimit.

Tutje u njoftua se Yamanaka ka konfirmuar përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.