Konjufca takohet me ambasadorin francez, flasin për nevojën e takimeve mes të dy vendeve

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot është pritur në takim nga kryeparlamentari kosovar, Glauk Konjufca.

Sipas komunikatës së Kuvendit të Kosovës u fol për zhvillimet në Kosovë dhe çështje me interes të përbashkët.

“Duke folur për raportet e mira mes vendeve tona, kryetari Konjufca u shpreh për rëndësinë e thellimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në çdo drejtim, në perspektivat që hapin vlerat dhe qëllimet tona të përbashkëta.” – thuhet mes të tjerash në komunikatë.

Tutje, në takim u fol për bashkëpunimin në projekte dhe për nevojën e takimeve të niveleve të ndryshme.

“Po ashtu, në takim u diskutua edhe rreth Zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, ecurinë para çertifikimit të rezultateve, legjislaturën dhe Ekzekutivin e ardhshëm, që do të burojnë nga këto Zgjedhje.” – thuhet tutje në komunikatë.