Konjufca: Shkojmë në pauzë sepse do të ndalet rryma

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka ndërprerë seancën e Kuvendit për pesë minuta me arsyetimin se pas pak do të ndalej rryma.

Konjufca nuk ia dha fjalën deputetit Pal Lekaj të AAK-së, të cilit i shpjegoi se po shkojnë në pauzë për shkak se do të ketë ndëprerje të rrymës.

“Pal ta kisha dhënë fjalën, por nuk po ta jap se tash ka me na u ndalë rryma, edhe masi ka me na u ndalë rryma, tash deri sa të kalojmë në sistemin tjetër me gjenerator kërkoj pesë minuta pushim”, ka thënë Konjufca.

Seanca ka vazhduar pas një pauze të shkurtë.