Konjufca shkarkoi ish-këshilltaren e Ramush Haradinajt

Sot, Glauk Konjufca, ministër i Punëve të jashtme dhe Diasporës, shkarkoi 14 konsuj në disa shtete.

Ndër ta edhe Diellza Hotin, ish-këshilltaren e Ramush Haradinajt.

Diellza Hoti ishte Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA.

“Vendim për Shfuqizimin e Vendimeve të Kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 te Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim që Glauk Konjufca bëri në Facebook.

Një tjetër person me me afërsi familjare me njerëz të politikes, e cili u shkarkua me vendimin e sotëm të Konjufcës, ishte edhe Festim Lushtaku, nipi i Sami Lushtakut.

MPJ komenton punësimin e nipit të Sami Lushtakut si konsull

www.kallxo.com