Konjufca priti në takim deputetin Shaip Kamberi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim teputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Sipas komunikatës së Kuvendit , deputeti Kamberi ka njoftuar Konjufcën në lidhje me situatën politike në Serbi dhe çështjen e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Deputet Kamberi e falënderoi kryetarin e Kuvendit për mbështetjen dhe e njoftoi në lidhje me situatën politike në Serbi, me theks të veçantë çështjen e të drejtave dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”, thuhet në njoftim.

Tutje, kryeparalentari ka uruar deputetin Kamberi për mandatin e fituar, si dhe siç thuhet në komunikatë, ka ritheksuar gatishmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit, bashkërendimit dhe të mbështetjes së pakursyer ndaj bashkëkombësve në Luginën e Preshevës.​