Konjufca pret në takim ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ndihmës sekretarin e përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenča, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit të Kuvendit, gjatë takimit, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për tejkalimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve që pengojnë integrimin e vendit tonë dhe rajonit në mekanizmat institucional të BE-së dhe në NATO.

Siç bëhet e ditur kryeparlamentari Konjufca foli edhe për angazhimet konkrete të Kuvendit, si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin dhe hartimin e një legjislacioni të avancuar.