Foto: KALLXO.com

Konjufca pret në takim homologun e tij Talat Xhaferin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka filluar takimin me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërsa pas takimit Konjufca dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut do të kenë një konferencë të përbashkët për media.

Pas këtij takimi, Xhaferi do të pritet edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi viziton Kosovën