Krenare Sogojeva - Dërmaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca/ Foto: Kuvendi i Kosovës

Konjufca premton përkrahje për Agjencinë për Informim dhe Privatësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva – Dërmaku.

Sipas një njoftimi të Kuvendit, Sogojeva – Dërmaku e ka informuar Konjufcën lidhur me gjendjen aktuale në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, sfidat që e presin dhe hapat për ngritjen e efikasitetit të punës së saj.

Kurse, kryeparlamentari Konjufca thuhet se e ka uruar Sogojeva – Dërmakun për zgjedhjen e saj në krye të Agjencisë, duke i premtuar bashkëpunim dhe përkrahje institucionale.​

Në qershor të këtij viti, me 65 vota për, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Krenare Sogojeva-Dërmakun komisionere të Agjencisë për Informim dhe Privatësi me mandat pesëvjeçar.

Krenare Sogojeva-Dërmaku zgjidhet komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi