Foto: KALLXO.com

Konjufca për rastin në Gllogjan: Organet e rendit sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për ngjarjen në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona.

Konjufca ka shkruar se është tronditur nga ky rast dhe ka nxitur organet e rendit që “sa më parë të zbulojnë autorët e këtij krimi të rëndë dhe t’i sjellin ata para drejtësisë”.

“Nga lajmet që po lexojmë deri tani, kanë humbur jetën tre qytetarë ku dy prej tyre janë fëmijë. Bashkëndjejmë me familjarët e viktimave nga kjo ngjarje me përmasa kriminale”, shkruan Konjufca.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)