Konjufca për dorëheqjen e deputetëve të LS: I garantoj qytetarët që rendi kushtetues me këto dorëheqje nuk preket

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha në një deklaratë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se në Kuvend kanë ardhur shkresat e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe.

Sipas Konjufcës, karakteri i dorëheqës së deputetëve është i pa revokueshëm dhe tha se do të procedojnë sipas ligjit të Republikës së Kosovës.

“Ligji thotë se ata duhet të zëvendësohen. Unë do t`i drejtohem presidentes së vendit e pastaj procedurat e tjera thonë se presidentja i drejtohet KQZ-së dhe pastaj KQZ-ja i përgjigjet presidentes me propozime të reja të cilat me sa e di unë prapë vijnë nga i njëjti grup parlamentar nga e njëjta listë. Nëse edhe ata refuzojnë, tjerët të cilët janë në radhë procedura përsëritet deri sa t`i plotësojmë vendet e reja në Kuvendin e Kosovës nga pakica serbe”- tha Konjufca.

Konjufca tha se nuk ka krizë kushtetuese.

“Proceduralisht ligjërisht edhe në Kushtetutë nuk ka dallim prej procedurave kur edhe një deputet mund të jap dorëheqje. Unë mendoj që me këtë ngjarje nuk ka ndodh kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues i RKS. Na ka ndodh një dorëheqje më e madhe sepse këso dorëheqje nuk kemi pas kurrë në Kuvend. Ne kemi një grup parlamentar është rast specifik është shembulli i parë më duket në RKS por edhe për këtë rast janë të qarta procedurat ligjore nuk ka hendek kushtetues”- tha ai.

Konjufca tha se i garanton qytetarët e RKS që rendi kushtetues me këto dorëheqje nuk preket aspak.

“Pse në Kuvend persisht do të jenë 110 deputetë e nuk do të jenë 120 kjo nuk është aspak antikushtetuese këto i parasheh kushtetuta si mundësi dhe i sqaron gjitha procedurat për zëvendësim të tyre. Ne nuk jemi në krizë kushtetuese pas kësaj dorëheqje ne jemi në procedura normale të zëvendësimit të tyre”- tha ai.

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Besnik Tahiri tha se kanë ardhur në një situatë ku zgjedhjet do të ishin zgjidhje.

Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje

Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjektipolitik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”- thuhet në njoftim.

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë zyrtarisht dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës

Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.

 

Kryeprokurori i Mitrovicës: Prokurorët dhe stafi administrativ serb nuk dolën në punë, nuk kemi marrë njoftim zyrtar nga ta

Kryeprokurori i Mitrovicës: Prokurorët dhe stafi administrativ serb nuk dolën në punë, nuk kemi marrë njoftim zyrtar nga ta