Konjufca për dialogun: Bashkësia ndërkombëtare, e njëanshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është e njënashme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Konjufca tha se Kosova është e gatshme për negociata të barabarta për të dyja palët.

Duke e përmendur sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, më 2023 nga grupi i armatosur serb në krye me Millan Radoiçiq, kryeparlamentari i Kosovës tha se ajo që ndodhi në Banjskë ishte “gozhda e fundit sa i përket dialogut të Brukselit.”

“Dialogu në formatin si ka qenë prej vitit 2011 e ka pasë arkivolin në shtator të vitit te kaluar, pas sulmit në Banjskë. Sipas informacioneve dhe raporteve që i kanë bashkësia ndërkombëtare, ky grup kriminal e ka pasë mbështetjen shteterore nga Serbia. Ajo që ndodhi në Banjskë ishte gozhda e fubdit sa i përket dialogut të Brukselit. I takon bashëksisë ndërkombëtare të jetë e përcaktuar se çka don, nëse don palë të barabarta, Kosova është e gatshme. Bashkësia ndërkombëtare është qartë që është e njëanshme”- tha ai në një adresim para gazetarëve, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit më 09.09.2024.

Sipas Konjufcës, faktorët ndërkombëtarë kanë qenë të rezervuar sa i përket shpalosjes së raportit të hetimeve për sulmin terrorist.

“Nuk do thotë se hetimet nuk ekzistojnë, rezultate janë kryer edhe hetimet i kanë kryer duke përfshirë edhe ne, por këto janë informata të ndjeshme dhe nuk ndahen me publikun, mirepo në kuptimin gjeneral ne e dimë që faktori ndërkombëtar e di që mbështetja e shtetit serb prapa grupit është pa kurrëfarë dilema.“Faktori ndërkombëtar e ka saktë informatën që ata, grupi e kanë mbështetjen e shtetit serb. Presim veprime në përputhje nga ajo që ata e dijnë, është e padrejtë që ne jemi ende në sanksione dhe shteti serb jo” theksoi Konjufca.

Më 24.09.2024 bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, nga i cili i vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Lideri i grupit të armatosur, ish-nënkryetari i Listës Serbe Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin, është në kërkim nga INTERPOL-i, ndërsa i njëjti besohet se ndodhet në Serbi.