Konjufca: Nuk kemi parë pozicionim nga Shqipëria që është kundër Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme dhe për Diasporë i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nga Shqipëria nuk e kanë parë asnjë pozicionim zyrtar që do të mund të ishte kundër Kosovës.

Ai këtë deklaratë e dha në një konferencë për media, pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria Gent Cakaj, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

“Unë konsideroj se ne këtu përfaqësojmë shtetet tona të cilat janë produkt mbi të gjitha i luftës së kombit shqiptar për liri dhe pavarësi me dekada dhe me shekuj. Kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë, pavarësisht se çfarë zhvillimesh ndodhin në politikat tona ditore”, tha Konjufca.

Ministri i Jashtëm kosovar shtoi se nga Shqipëria nuk kanë parë pozicionim kundër Kosovës.

“Këtu jemi për ta përfaqësuar atë nivel politik dhe unë mund të them si ministër i Jashtëm se nga ana e Republikës së Shqipëria nuk kemi parë asnjë pozicionim zyrtar  i cili është kundër Republikës sonë, por përkundrazi kemi parë vetëm ndihmesë dhe pjesë e këtij kontributi është edhe z. Cakaj i cili e përfaqëson zyrtarisht Republikën e Shqipërisë”, tha Konjufca.

LIVE Konferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

LIVEKonferencë për shtyp pas takimit Glauk Konjufca – Gent Cakaj

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 19 février 2020