Konjufca: LDK ka keqkuptuar

Disa ditë më parë, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se LDK duhet të përcaktohet ditëve në vijim se çfarë do në raport me VV’-në dhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Konjufca ka thënë se dikujt prej LDK-së po i  konvenon për të bërë keqkuptime të tilla.

“Unë mendoj që VV-ja ka qenë më e sinqerta për kërkesën e tyre për zgjedhje. Skena politike ka qenë e përgatitur dhe ishim të ngopur me këtë qeveri. Kurdo që kishte me ndodhë kjo dorëheqja, VV-ja ka qenë e gatshmë për zgjedhje. Mendoj që ka qenë keqkuptim deklarata ime për  koalicionin  me LDK-në sepse dikujt prej LDK-së po i  konvenon një konfrontim i tillë”, ka thënë Konjufca për RTK.