Konjufca: NISMA e kaloi pragun pas ndërhyrjeve politike

Në emisionin e përjavshëm “Argument Plus” i ftuar ishte Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Gjatë intervistës Konjufca foli për vonimin e certifikimit të rezultateve, si dhe kalimin e pragut të Nismës.

Ai tha se, Nisma arriti që pragun ta kalojë pas ndërhyrjes politike.

“Konsideroj që kjo arsye ka të bëjë me fitoren e VV në këto zgjedhje, po t’i kishte fituar VV vetë 10% apo 15% rezultatet ishin certifikuar moti. Po pikërisht që VV ka dalë e para kjo i ka pengu shume faktorëve në Kosovë. Prandaj kemi hasë e kemi vërejt ne dy qëllime të caktuara në lidhje me këtë që po ndodh. Pra motivi konsiston në dy qëllime. Qëllimi i parë do të thoja përpjekja me diskretitu atë rezultatin objektiv të zgjedhjeve edhe kjo si element kryesor e ka se vullneti i qytetarëve ishte përcaktim i qartë për ndryshime. Janë çu i madh e i vogël në KQZ që me e përfshi Nismën, me e bo subjekt parlamentar, e kaloi pragun pas ndërhyrjes politike. Kemi të bëjmë me një proces të ndryshimit të rregullave gjatë një procesi zgjedhor”, tha Konjufca. /21Media