Konjufca: Nëse nuk i sjellni edhe 10 deputetë brenda 10 minutave, e ndërprej seancën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca iu ka bërë thirrje grupeve parlamentare që t’i sjellin dhjetë deputetë brenda dhjetë minutave që të vazhdojnë punimet e seancës plenare.

Mungesën e deputetëve në sallë, Konjufca e ka quajtur jo serioze.

“Vetëm 70 deputetë jemi në sallë. Po ju jap afat grupeve parlamentare se nëse nuk i sjellin edhe 10 deputetë brenda dhjetë minutave, unë e ndërprej seancën sepse kjo është me të vërtetë jo serioze dhe e vazhdojmë të martën seancën”, ka deklaruar Konjufca.

Kuvendi i Kosovës, nga ora 15:30 kishte planfikuar vazhdimin e seancës së sotme plenare, mirëpo e njëjta nuk vazhdoi për shkak të mungesës së kuorumit që duhej siguruar për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.